Dashi
Humori juaj do të jetë i lartë pavarësisht zënkave dhe tensioneve në çift. Jini më pajtues që gjërat të mos shkojnë keq. Beqarët do ishte mirë që të qëndronin me këmbë në tokë dhe të kënaqen me gjithçka që ata kanë. Mos bëni hapa të gabuar nëse nuk doni të vini çdo gjë në rrezik. Është e rëndësishme që t’i bëni gjërat në kohë.
Demi
Do të jetë një e diel argëtuese dhe e suksesshme. Thyeni rutinën e përditshme që të pushoni dhe të merrni buzëqeshje. Beqarët do të kenë një zënkë me një mik. Zbutni mosmarrëveshjet duke falur. Puna dhe studimi shkojnë krah përkrah dhe për këtë arsye është gjynah që të qaheni. Në fund të fundit keni arritur disa qëllime të rëndësishme.
Binjakët
Do të përballoni të gjitha situatat e sikletshme me aftësi. Lëreni veten të lirë. Takime të befasishme për beqarët, që do të jenë plot aventura të pëlqyeshme. Mendoni me vendosmëri dhe siguri të plotë. Do të keni sukses dhe do t’i mahnitni të gjithë me aftësitë tuaja.
Gaforrja
Sot do të keni një ditë shumë të qetë dhe do të keni kohë që t’i kushtoheni disa angazhimeve të pëlqyeshme për ju. Jepni hapësira partnerit tuaj që nuk dëshiron asgjë tjetër përveçse të kalojë kohën e lirë me ju. Për beqarët do të jetë një ditë ku i duhet përkushtuar kujdesit të trupit dhe të mendjes. Nuk keni shqetësime në punë ndërsa ambienti do të jetë mjaft i qetë. Jepini rendësi marrëdhënies me kolegët tuaj.
Luani
Jetoni me gëzim eksperiencat e kësaj të diele ku do të kaloni mjaft bukur. Planifikoni një udhëtim me të dashurin tuaj për të gjetur mirëkuptimin. Beqarët mund të argëtohen me miqtë ndërsa gjithashtu do të kenë një njohje mjaft interesante. Ambicia është gjithmonë një tipar që ju dallon. Frenoni për një moment dhe jini më të kujdesshëm në biznes.
Virgjëresha
Keni çelësin për të trajtuar çdo situatë të pakëndshme me lehtësi. Mos toleroni favore për atë që nuk e meriton. Gjithashtu largoni këdo që ndërhyn mes teje dhe partnerit tuaj. Zemrat e vetmuara do të mund të takojnë dikë që ia vlen. Diçka po lëviz për ju. Studioni lëvizjet e duhura për të kaluar një vështirësi në vendin e punës. Me diplomacinë tuaj do të keni gjithçka në dorë.
Peshorja
Personat e kësaj shenje do të përjetojnë një fazë dashurie të jashtëzakonshme. Partneri juaj do të jetë shumë i gatshëm dhe do të bëjë që të kaloni një ditë të paharrueshme. Për sa i përket beqarëve sot do të kenë një ditë mjaft të zymtë. Mos lejoni që dikush t’ju hipë mbi shpinë. Në vend që të reagoni me fjalë, krijoni me anë të veprave atë situatë që të mposhtni armiqtë tuaj.
Akrepi
Harmonia sot duket jo e mirë për ju në çift. Jeni krejtësisht nervozë dhe saqë keni humbur perqëndrimin. Jepini vetes një pushim në mënyrë që të rigjeni humorin. Beqarët do të kalojnë një mbrëmje fantastike me miqtë. Vlerësoni çdo propozim që merrni dhe mos hiqni dorë nga objektivat ku jeni përqendruar.
Shigjetari
Sot nuk do mungojnë miqësitë e bukura për ju. Nëse jeni çift do të kaloni një ditë fantastike. Periudhë jo e mirë për beqarët pasi u duket vetja interesantë. Gjithçka po ju shkon mirë por tregoni kujdes me shpenzimet e tepërta. Ka ende disa hije rreth të ardhmes tuaj.
Bricjapi
Këtë ditë do keni dëshirë ta kaloni me familjen dhe të dashurit tuaj. Shijojeni këtë kënaqësi pas kaq shuam vuajtjesh. Beqarët do të ndjehen të mërzitur nga një person i cili dëshiron t’i zbulojë një sekret. Mbani larg ata që ju bëjnë nervozë. Një siklet me shefin tuaj do të krijojë një tension të vogël gjatë punës tuaj. Kërkojini falje dhe mbylleni me kaq.
Ujori
Një lajm i papritur do ju bëjë të lumtur. Sot qielli juaj është i qetë dhe ju do mund të bëni çfarë të dëshironi në sajë edhe të disponueshmërisë e partnerit. Beqarët do të jenë në kërkim të aventurave pikante dhe nuk do të ndalen derisa ta gjejnë atë. Jeni në pritje të një lajmi në lidhje me punën. Jini të qetë sepse së shpejti gjithçka do të qartësohet.
Peshqit
Pasioni që dikur dominonte marrëdhënien tuaj duket se është zhdukur. Riktheni pasionin e dashurisë që të mund të rifitoni atë që keni humbur. Beqarët do të jenë të pamotivuar dhe do të udhëhiqen nga mendime të pakontrollueshme. Dilni dhe argëtohuni, nata është e gjatë dhe plot me të papritura. Do të ndjeheni të kënaqur me financat tuaja. Qëndroni të qetë ashtu siç jeni.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/