Policia e Tiranës arrestoi një person të dyshuar i cili grabiti një bbankë në Tiranë dy ditë më parë.
Specialistët e Seksionit për hetimin vjedhjeve me dhunë e armë, kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e shtetasit:
• Nazmi Caka, 21 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas dyshohet se më datë 05.03.2017, ka thyer xhamin e derës së një Banke të nivelit të dytë, e më pas ka hyrë brenda dhe ka kontrolluar sirtarët dhe është larguar pa marr asgjë, kjo konstatohet dhe nga punonjësit e bankës.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja e bankave ose arkave të kursimit” e mbetur në tentativë, parashikuar nga Neni 136-22 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/