Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe...

Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

112
0
Shares

Maniela Maraj 27 vjec dhe Xhoana Cani 25 vjec jane dy vajzat nga Vlora qe humben jeten sot ne det ne plazhin e Zvernecit.

Bashke me to ne perpjekje per te shpetuar dy vajzat humbi jeten edhe Beniamin Ferati, 24 vjec nga Maqedonia.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 15.07.2017, rreth orës 14:30, është marrë njoftimi paraprak se në plazhin e Zvërnecit po rrezikoheshim të mbyteshin në ujë 2 shtetas.

Menjëherë shërbimet e policisë kufitare dhe ato vendore janë nisur në afërsi të vendit të ngjarjes pranë zonës së Portonovës, nëpërmjet mjeteve lundruese në ndihmë të personave por nuk është bërë i mundur shpëtimi i tyre.

Si pasojë, janë mbytur 3 shtetas: dy shtetase të seksit – femër dhe një tjetër i seksit – mashkull.

Policia ka bërë të mundur nxjerrjen nga uji të tre trupave të shtetasve të mbytur:

  1. M.M., 27 vjeçe, banuese në Babicë të Madhe, Vlorë.
  2. Xh.C., 25 vjeçe, banuese në Tiranë.
  3. B.F., 24 vjeç, banues në Tetovë, Maqedoni.

Të tre viktimat janë transportuar në morgun e qytetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me përcaktimin e shkaqeve dhe sqarimin e rrethamave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY