Vjen versioni i ri i Audi A8, makina më e zgjuar në...

Vjen versioni i ri i Audi A8, makina më e zgjuar në botë

117
0
Shares

Më në fund ja ku vjen versioni i ri i Audi A8.
Vitet e shkuara, Audi garoi me rivalët BMË seria 7 dhe me Mercedes Klasi S sa i përket pamjes vizive dhe teknologjisë. Këtë herë vjen me një makinë superautomatike. Versioni i ri është sërish shumë ekstravagant, një dizajn i mjeshtrit, stilistit Marc Lichte. Frymëzimin e ka marrë nga projekti ‘Prologue’.
Bordi i makinës është krejt futuristik, sikur ka dalë nga një film fantastiko-shkencor. Disa thonë se ka kopjuar modelin Tesla, por Audi thotë se gjithçka është origjinale. Vendi më i mirë në makinë është në sediljen e pasme, në të djathtë. Njësoj si në Maybach, mund të masazhoni këmbët dhe shputat. Por arritja më e madhe është piloti automatik. Kjo është makina e parë në botë që e shkarkon shoferin nga përgjegjësia e ngarjes së makinës dhe e merr vetë drejtimin. Të paktën jashtë zonave urbane dhe me një shpejtësi deri në 60 km në orë. Ju mund të lexoni gazetat, të kontrolloni emailin ose të shikoni televizor. Në rast se e sheh të nevojshme, makina e njofton në kohën e duhur shoferin që të marrë kontrollin e mjetit.
Parkimi?
Shoferi nuk ka nevojë të jetë i pranishëm. E bën vetë makina. Ti thjesht e drejton atë me një aplikacion.
Çmimi?
Nis nga 90 mijë euro, ndërsa versioni i gjatë kushton deri në 94 mijë euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY