FOTO/ Selami: PD të rifitojë demokratët, rininë, elitën, e të djathtët

FOTO/ Selami: PD të rifitojë demokratët, rininë, elitën, e të djathtët

98
0
Shares

Në bashkëbisedimet me demokratët e Durrësit, Shijakut, Rrogozhinës dhe Fierit, kandidati për kryetar i Partisë Demorkatike Eduard Selami, bëri thirrje për bashkimin e gjithë faktorëve të djathtë, duke theksuar se përcarja nuk ndihmon në ringritje. Kundërshtari politik, tha Selami, po e shijon këtë fazë, por me mua u shpreh ai, Partia Demokratike, do të ringrihet dhe rifitojë demokratët, elitën dhe shtresat e djathta.
“Dalim nga strukturat dhe përcahemi. Kundërshtarët tanë po e shijonë këtë, edhe ato “miq” mezi presin të na shohin përtokë, por ne të gjithë sëbashku nuk do ia japim këtë shanc. Do të dalim më të fortë nga kjo garë, duke thënë disa të verteta që duhej të ishin thënë me kohë, jo duke folur në mënyrë personale jo duke hedhur njëri-tjetrin, jo në mënyrë përjashtuese”, tha Selami.
Problemi më i madh në Partinë Demokratike thotë Selami, është prishja e rregullave të lojës. Kur ai të jetë kryetar angazhohet të bëjë një analizë të thellë për të rikthyer funksionimin e bazës.
“Rregullat e lojës janë prishur, në strukturë dhe në funksionim. Unë këtë quaj pikën më të dobët tonën. Prandaj ju them se nëse me 22 korrik nëshkruajmë një kontratë sëbashku, dhe jam besimim plotë që do të ndodhë sepse modeli që ofroi është bashkohorë dhe fitues. Do fillojmë një analizë nga e para në seksion dhe grupseksion për ti rikthyer në funksionim , duke futur konkurencën , meritokracinë. Ju do të zgjidhni kush do t’iu përfaqësoi në nivel qëndrorë dhe lokal”, tha Selami.
Selami konfirmoi shqetësimin për pabarazinë e garës dhe u angazhua se PD, do të ketë në statut nenin që kryetari në rast humbje të dorëhiqet.
“Gara nuk është e përsosur. Hajde të fusim një nen në statut për herët e tjera që nëse kryetari i Partisë nuk fiton, jep dorëheqje dhe nuk kandidon atë radhë për kryetare partie, që të shmangen këto gjëra.Nuk mund të jetë njëri me këpucë, tjetri zbath, njëri kryetarë në detyrë me skortë, ndërsa unë me një shofer që nuk din rrugët”, tha Selami.
Rinia është në qendër të projektit të Selamit, ndërsa tha se kërkohet një qasje e re për motivimin e tyre pasi sic u shpreh ai, kanë humbur shpresën te Partia Demorkatike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY