EMRI/ Shkodër, punonjësi vdes në pusetë, arrestohet drejtori i UK

EMRI/ Shkodër, punonjësi vdes në pusetë, arrestohet drejtori i UK

137
0
Shares

Është arrestuar drejtori i Ujësjellës Kanalizime të Shkodrës.
Ndërkohë dy punonjës të tjerë janë në gjendje të rëndë.
Viktima është Klodos Çeliku, ndërsa të plagosurit Maliq Selja dhe Gjon Gjoni janë në spitalin e Shkodrës.

Njoftimi i policisë:
Më datë 14.07.2017, në lagjen “Partizani” Shkodër, në vendin e quajtur pranë “Kolegjit Turk”, ndërsa po punonin në një kolektor të ujërave të zeza, ka humbur jetën shtetasi K. Ç, 34 vjeç, banues në Golem-Shkodër si dhe është plagosur shtetasi Gj. Gj, 56 vjeç, banues në Shkodër.
Në përfundimin të veprimeve hetimore , u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Preke Toma, 48 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë Përgjegjës i ujërave të zeza në Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizime Shkodër.
Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit:- Y. R. 64 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë inxhinier në Ndërmarrjen Ujësjellës kanalizime Shkodër – L.P. 52 vjeç, banues në Shkodër , me detyrë drejtues teknik në Ndërmarrjen Ujësjellës Kanalizime Shkodër.
Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi nuk kanë marrë masat e sigurimit teknik të përcaktuar nga legjislacioni në fuqi si dhe nuk i kanë pajisur me masa mbrojtëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY