UEFA mbyll 4 sektorë të stadiumit të Botevit, thirrjet raciste ndaj shqiptarëve

UEFA mbyll 4 sektorë të stadiumit të Botevit, thirrjet raciste ndaj shqiptarëve

98
0
Shares

Tifozët e Botev Plovdivit nuk i kanë kursyer thirrjet raciste ndaj shqiptarëve në ndeshjen e 6 korrikut të zhvilluar në stadiumin “Lazur” të Burgasit. UEFA e ka marrë menjëherë në shqyrtim çështjen dhe së fundmi bullgarët janë përballur me një ndëshkim nga qeveria e futbollit europian.
Ka qenë vetë klubi i Botev Plovdivit ai që e ka publikuar masën e ndëshkimit. Mësohet se në ndeshjen e kthimit ndaj izraelitëve të Beitarit, stadiumi “Lazur” do të ketë 4 sektorë të mbyllur.
Bëhet fjalë për sektorin ku qëndruan ultrasit ndaj Partizanit dhe ndaj izraelitëve këtë ndarje të stadiumit do të mbulohen me banderola kundër racizmit. Sipas dënimit të UEFA-s, Botev Plovdivi do të ketë 3 mijë tifozë më pak në ndeshjen e kthimit të turit të dytë paraeliminator të Ligës së Europës, ndaj Beitar të Jeruzalemit./panorama.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY