Ish-kryeredaktorja e gazetës “Zëri” në Kosovë ka dalë nga spitali pas dhunës barbare të ushtruar ndaj saj mbrëmë në Prishtinë, pak pasi ishte kthyer nga Tirana. Fotot që e tregonin atë të gjakosur dhe me hematoma bënë xhiron në rrjetet sociale dhe mediat online. Policia e Kosovës ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërkohë pistat e hetimit janë së paku tre.
Mediat kosovare shkruajnë se dhunuesit e gazetares mund të jenë elementë radikalë në radhët e myslimanëve. Xharra ka qenë edhe më herët e kërcënuar prej tyre, për shkak të raportimeve të forta që kishte bërë kundër ekstremizmit fetar në Kosovë. Veç kësaj ajo ka pasur vazhdimisht incidente verbale me aktivistët e Vetëvendosjes.
Këta të fundit e “kryqëzuan” Xharrën me komente fyese e denigruese pas shfaqjes së saj krah kreut të PDK-së, Kadri Veseli tre ditë më parë për të njoftuar përfshirjen në politikë, ndonëse ka qenë një kritike e lidershipit të kësaj partie.
Deri më tani nuk ka ende një reagim nga vetë Arbana Xharra. Pritet që ajo të bëjë publike detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmë në një prej parkingjeve të Prishtinës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/