Edi Rama sulmon cadrën pas dështimit të vettingut

Edi Rama sulmon cadrën pas dështimit të vettingut

57
0
Shares

Kryeministri Edi Rama iu vërsul cadrës së protestës sot vetëm pak orë pasin procesi i vettingut u bllokua në Parlament edhe pse po vijon një procedurë që nuk është parashikuar në ligj.

“E vajtueshme sjellja e PD me partnerët ndërkombëtarë. E dëshpëruar kyçja në Çadrën e Kampingut për t’i ikur Fshesës së Vetingut.Të pashpresë!”, komenton ai në rrjetet sociale.

Një natë më parë parlamenti në një seancë të jashtëzakonshme miratoi një vendim që rikthente listat e vettingut edhe njëherë të Avokati i Popullit. Mazhoranca këmbëngul për miratimin e vettingut ndërkohë që ka edhe mbështetjen e disa zyrave ndërkombëtare në Tiranë. Opozita ka deklaruar se nuk do të përfshihet në këtë proces deri pas zgjedhjeve. Procesi i vettingut do të kishte përfunduar nëse mazhoranca por edhe përfaqësues ndërkombëtarë të mos kishin nxjerrë jashtë opozitën nga një pjesë e procesit të reformës në drejtësi.

Deklarata e fundit e Ramës nuk përbën kurrfarë kontributi në vijimin e reformës që është ndërkohë edhe kusht i rëndësishëm për hapjen e negociatave me BE.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY