SKANDAL/ Voskopoja në kulmin e sezonit pa ujë

SKANDAL/ Voskopoja në kulmin e sezonit pa ujë

185
0
Shares

E banuar qysh prej vitit 1330, Voskopoja e strukur mes maleve josh turistët që kërkojnë klimë të freskët dhe traditë bujare.
Rritja e temperaturave dhe klima e freskët që ofron kjo zonë ka rritur ndjeshëm numrin e turistëve, që i drejtohen Voskopojës, fshatit të vogël të juglindjes, që të grish të eksplorosh mrekullitë e vogla, fshehur në harmoninë e natyrës me kulturën bizantine dhe traditën bujare.
Ndërsa sezoni turistik është në kulmin e tij, banorët dhe bizneset e hotelerisë po përballen me mungesën e ujit të pijshëm, problematikë që po i bën turistët të reduktojnë kohën e qëndrimit në Voskopojë.
Ndërtimi i ujësjellësit të ri ka kufizuar ndjeshëm kohën e furnizimit me ujë të fshatit të thellë malor, që më shumë se gjithçka tjetër, është i pasur me burime natyrore të pashtershme.
Projekti i Rilindjes Urbane të Voskopojës, përpos ndërtimit të ujësjellësit, ka parashikuar edhe rehabilitimin e qendrës së fshatit, çfarë ka sjellë reagimin e banorëve, për të cilët betonizimi i të vetmit shesh, është absurd dhe i papranueshëm.
Banorët kanë kërkuar pezullimin e projektit, që tjetërson historinë shekullore të Voskopojës, duke aplikuar edhe këtu, ndërtimin e minikullave, sipas modelit të qendrës së Korçës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY