FOTO GALERI/ Zgjedhjet në PD, 18 kryetarë degësh “mbështetës të Bashës” mblidhen...

FOTO GALERI/ Zgjedhjet në PD, 18 kryetarë degësh “mbështetës të Bashës” mblidhen në një drekë?!

89
0
Shares

Ndërsa PD është në fazën e zgjedhjes së kryetarit të saj, 18 kryetarë degësh të kësaj partie, janë bërë bashkë në një drekë në një lokal në Fier.
Nisur nga “preferencat” ndaj Lulzim Bashës, prej “lajmëtarit” dhe “organizatorit” të kësaj dreke, Myslim Murrizi, kreu i degës së PD, Lushnje, besohet se kjo drekë mund të konsiderohet si r kryetarëve, “mbështetësve të Bashës”.
“Një  dreke mes kolegë sh.
Me kryetarët e PD të  egëve: Fier, Berat, Kuçovë, Poliçan, Skrapar, Ura Vajgurore, Rroskovec, Mallakastër, Memaliaj, Tepelenë , Gjirokastër, Përmet, Këlcyrë, Sarandë, Delvinë, Vlorë, Patos”, shkruan Myslim Murrizi në rrjetet sociale, duke shpërndarë edhe këtë galeri fotosh.
Drekën e konfirmon edhe kreu i degës së PD-së së Gjirokastrës, Roland Bejko.
“Ja kështu kështu.
Mbaroi me një foto dhe kjo ditë e veçantë në Fier nga takimi miqësor midis të gjithë kryetarëve të PD së Jugut të unifikuar si muskutjerët e Alexandre Dumas nën moton: ‘Një për të gjithë e të gjithë për një’. Mos vajto me ulërima rrëzimin, rëndësi ka mënyra që do gjesh për tu ringritur!
Dhe ne e kemi bërë suksesshëm këtë disa herë!
Jemi ngritur si fitimtarë pothuaj nga asgjëja.
Do ngrihemi sërish”, shkruan Bejko në rrjetet sociale. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY