Dy persona të armatosur dhe me maska tentuan dje rrëmbimin e një të riu në shtëpinë e tij në Vau Dejës, Shkodër.
Policia ka njoftuar se dje rreth 19:30 dy persona të maskuar, ku njëri dyshohet të ketë qenë i amatosur me armë zjarri (pistoletë) në fshatin Rranxa, Njësia Administrative Bushat, Bashkia Vau Dejës, kanë hyrë në banesën e shtetasit F. V, kanë kontrolluar banesën dhe kanë kërkuar djalin e shtetasit F. V, shtetasin P. V dhe më pas janë larguar.
Menjëhere kanë mbërritur shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se nuk ka dëmtime në njerëz dhe nuk kanë vjedhur gjë në banesë.
Po punohet për identifikim, kapjen e autorëve dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Vjedhje me dhunë e mbetur ne tentative” e parashikuar nga neni 139 e 22 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/