FOTO/ Ish-kampionia në “listën e zezë” të Ramës, flet Mimoza Ibrahimi: Shokuese...

FOTO/ Ish-kampionia në “listën e zezë” të Ramës, flet Mimoza Ibrahimi: Shokuese dhe indinjuese kjo njollosje…

570
0
Shares

Ish-volejbollistja kampione e “Dinamos”, Mimoza Ibrahimi, aktualisht pedagoge e edukimit fizik në Akademinë e Rendit, shprehet e indinjuar që emri i saj figuron në listën e publikuar nga Kryeministri Rama si nëpunës me veprime jo etike në administratë.
Në një intervistë për “Panorama”, Ibrahimi kërkon që të saktësohet se cili është personi i vërtetë në listë dhe nëse është ajo, kërkon hetim administrativ dhe jo publikime portalesh.
Ajo tregon se “Ishte shokuese dhe indinjuese”.
“Fillimisht e mora pak si me sportivitet, por kur filluan telefonatat nga të katër anët e botës, pasi të njohurit e mi kishin lexuar në ‘Facebook’, por dhe në media, atëherë u shqetësova dhe e pashë situatën shumë të rëndë”, thotë ajo.
Mimoza tregon se nuk ka asnjë post dhe se jeton vetëm me rrogë.
“Unë kam në shtëpi akoma perdet e kohës së Enverit. Unë vajta dhe te drejtori dhe i kërkova që të dalë dikush në emër të institucionit tonë që të thotë të vërtetën dhe të mos ua lëmë këtë punë portaleve. I thashë ose merrni masë ndaj meje, ose mbani qëndrim ndaj kësaj njollosjeje”, thotë ajo, duke shtuar se kërkon sqarim deri ne fund dhe është e gatshme për çdo ballafaqim.

Foto, Ekipi Kombëtar i volejbollit – Mimoza Ibrahimi, poshtë , e para nga e majta

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY