Task Forca: Është mbyllur monitorimi i zgjedhjeve, së shpejti ju paraqesim raportin...

Task Forca: Është mbyllur monitorimi i zgjedhjeve, së shpejti ju paraqesim raportin përfundimtar

110
0
Shares

Zëvendëskryeministrja, Ledina Mandija ka dhënë një deklaratë për mediat ku ka sqaruar se është mbledhur gjithë informacioni I duhur për monitorimin e zgjedhjeve.
Mandija është shprehur që së shpejti do të kenë gati raportin për opinionin publik, dhe se për momentin informacionet po përpunohen.

DEKLARATA
Në përmbyllje të monitorimin të kryer nga e ana e Task – Forcës bazuar në VKM 473/2017, duke u bazuar në informacionet dhe raportimet e bëra nga të gjitha ministritë dhe institucionet që kanë ngritur grupet e monitorimit gjatë fushatës elektorale, është duke u bërë vlerësimi dhe përpunimi I të dhënave për të vënë sa më shpejt në dispozicion të publikut, subjekteve politike të interesuar, autoriteteve vendase dhe organizmave ndërkombëtar, raportin përfundimtar në lidhje me rezultatet e këtij monitorimi.
Sqarojmë opinionin publik se afati përfundimtar për dorëzimin e raporteve përfundimtare ishte data
10 korrik 2017, ndërkohë që ende sot disa nga Ministritë përcjellin materiale informuese.
Zyra e zëvendëskryeministres, Ledina Mandija, në cilësinë e kryesueses së Task- Forcës për zgjedhjet 2017, siguron opinionin e publik se do të zbatojë deri në fund detyrimin që rrjedh nga VKM 473/2017 dhe garanton hartimin e një raporti përfundimtar, serioz dhe cilësor, që do t’I shërbejë në të ardhmen forcave politike, për të realizuar një nga misionet më jetike të demokracisë së vendit, garantimin e zhvillimit të një procesi zgjedhor të qetë, të lirë dhe të ndershëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY