Ish kryeministri Berisha ka publikuar një mesazh përmes të cilit bën të ditur se biznese afër qeverisë por mbledhin kartat e identitetit apo kërkojnë numrat personalë për punonjësit dhe familjarët.
“Dua tju ve ne dijeni per nje problem te rendesishem ne prag te zgjedhjeve. Ne Labinot ushtron aktivitet privat ne fushen e konservimit te peshkut Gjergj Luca, miku i Edi Rames. Keto dite ka filluar tju kerkoje kartat e identitetit te personave te familjes dhe te rrethit familhjar personave te punesuar ne firme qe rropaten gjithe diten per 15000 leke/muaj. Mbledhja e kartave i paraprin votimit elektronik duke ushtruar presion mbi ta. Ju lutem bejeni publike duke kete skandal duke ruajtur anonimatin. Ju uroj shendet dhe jete miku im”, shkruhet në mesazhin e publikuar nga Berisha që vjen nga një qytetar nga Miloti.
Ndërkohë përgjatë javëve të fundit disa qindra punonjës janë angazhuar në mbledhjen e numrave të kartave të identitetit në mënyrë të paligjshme përmes të ashtuquaturit regjistrim që kryhet nga Ministria e Brendshme dhe OSSHE. Justifikimi është se po përcaktohen adresat ndërkohë që regjistrimi përfshin shumë aspekte që nuk kanë lidhje as me ministrinë e Brendshme dhe aq më pak me OSSHE.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/