Selami sulm Bashës në pikën e tij të fortë: PD nën lidershipin...

Selami sulm Bashës në pikën e tij të fortë: PD nën lidershipin e Bashës e izoluar nga ndërkombëtarët

90
0
Shares

Kandidati për Kryetar të PD, Eduard Selami, në turin e takimeve me demokratët në Kukës, Has dhe Tropojë, ka sulmuar sërish rivalin tij në gare, Lulzim Basha në piëkne  tij më të fortë të të raporteve të mira me ndërkombëtarët. Ndërkaq përgjatë fjalimeve të tij Selami bëri thirrje për hapjen e një dialogu me gjithë shtresat dhe qytetarët, për ta kthyer Partinë Demokratike në një parti popullore jo thjesht  të qendrës së djathtë por dhe më gjërë. Selami tha se Partia Demokratike ka emergjencë rikthimin e besimit tek ndërkombëtarët, duke theksuar se  me përjashtim të vitit 1997, lidershipi aktual është më i izoluar se kurrë.

“Hajde të hapim një dialog vlerash me gjithë shtresat dhe qytetarët, ta kthejmë PD në një parti popullore jo thjesht të qendrës së djathtë por dhe me gjërë.Të rikthejmë besimin me partnerët tanë ndërkombëtarë që sot nuk e kemi. Me përjashtim të vitit 97, lidershipi i PD sot është më i izoluar se kurrë me partnerët tanë ndërkombëtarë. Na dolën kundër në mnyrën më flagrante për shkak të gabimeve tona”, tha Selami

Selami i kërkoi ndjesë për braktisjen e padrejtë që iu është berë shtresave si ish të përndjekurve dhe ish pronarëve dhe premtoi se do ndjekë një politikë krejt ndryshe për rikthimin e tyre. Rinia është në qendër të platformës së Selamit.

“Do ti kërkojmë ndjesë e do ti rikthehemi shtresave të persekutura, të perndjekurve poltik. Jemi shkëputur prej tyre, edhe ish pronarëve , po kështu dhe rininë. E shikojmë shumë pak rininë! Pse?Sepse nuk arrimë ti japim shpresë. Më thonë që rinia nuk është ajo e viteve 90’. Jo nuk ka ndryshuar aspak, por ne nuk mund ta tërheqim rininë vetëm me traditën krenare të luftës kundër komunizmit! Ti rininë mund ta tërheqësh sot me një nivel konkurues dhe bashkëkohorë, mund ti ofrosh një të ardhme më të mirë këtu, ti ofrosh mundësinë ta bëjmë shqipërinë sëbashku, ti ngushtosh distancën me perëndimin” , tha Selami.

Në takim me demokratët e veriut, Selami tha se Basha perfaqëson një model të dështuar.

“Kur u ktheva nga Amerika ne vitin 2013, kam qënë shume afër vendosjes së kandidaturës për kryetar partie. Por u takova me zotin Basha, dhe i thashë kush ishte ambicja ime, pikërisht ta ktheja PD,  në parti bashkohore, të ktheja demokracinë. Pa mbaruar une, zoti Basha, vazhdonte fjalinë time. Dhe me të vërtetë e kam falenderuar. Thashë sa mirë një i ri i edukura jashtë,   vjen për të kontribuar. Thashë hajde ta bëjmë sebashku dhe tërhoqa kandidaturën, sepse mendoja që kandidatura e Bashës është më e mirë në atë kohë, por gjerat rrodhën ndryshe”, tha Selami.

 

Eduard Selami, beson se  nga kjo garë  Partia Demokratike do të dalë më e fortë dhe do të ngrihet  në nivel më të lartë për ta kthyer Shqipërinë në histori suksesi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY