VIDEO/ Detaje nga operacioni në Llakatund, 15 tonët ishin stampuar me iniciale

VIDEO/ Detaje nga operacioni në Llakatund, 15 tonët ishin stampuar me iniciale

153
0
Shares

Në Drithas të Llakatundit vijon megaoperacioni i Drejtorisë së Policisë së qarkut të Vlorës i asituar nga dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako.
Përveç sasisë prej 15 ton kanabis të sekuestruar gjatë natës, mësohet se sot janë kapur dhe 200 kg.
Forcat e shumta të policisë të cilët ndodhen në terren shoqëruar edhe me qen antidrogë kanë pikasur lëndën narkotike në afërsi të një përroi në Drithas.
Operacioni po vijon dhe policia nga vendosur një bllokadë afër përroit për të mos lejuar njerëzit të afrohen për të vijuar punën e tyre.
Policia vijon aksionin dhe bëhet fjalë për një sasi të lëndës narkotike të grumbulluar që prej vitit të kaluar dhe mendohet se nuk është në pronësi të vetëm një personi, por të disa personave dhe banesat kanë shërbyer si pika grumbullimi apo magazinimi përpara se kjo sai të bëhej gati për të zbritur në qytetin e Vlorës dhe më tej të trafikohej nëpërmjet rrugëve detare drejt shtetit fqinj Italisë.
Burimet cilësojnë se nëse do të fokusohen tek fotografitë që ka dërguar deri më tani Drejtoria e Policisë e qarkut të Vlorës bëhet fjalë për iniciale me gërma të vendosur mbi sasi të ndryshme të lëndës narkotike, që do të thotë inicialet e vendosua aty hedhin dritë edhe mbi personin që e posedon.
Prandaj inicialet janë të ndryshme për të ndarë edhe pronarët e lëndës narkotike.
Pritet që të ketë ende detaje pasi policia po punon për zbardhjen e të gjithë ngjarjes dhe personave që janë të implikuar në këtë rrjet të mirëorganizuar të trafikimit dhe kultivimit të lëndës narkotike./oranews/

 

/Oranews.tv/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY