Korçë, lë derën hapur dhe bie pasagjeri, policia arreston shoferin e autobuzit

Korçë, lë derën hapur dhe bie pasagjeri, policia arreston shoferin e autobuzit

129
0
Shares

Policia ka arrestuar shoferin e një autobuzi, pasi një pasagjer u dëmtua shumë rëndë. Si pasojë e hapjes së derës në ecje e sipër, pasagjeri ra nga autobuzi.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshmë në qytetin e Korçës.
Nga specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në Korçë, është bërë I mundur arrestimi i shtetasit Tomi Sarolli, 59 vjeç, banues në Korçë.
Më datë 13.07 2017, në lagjen nr 14 në Korçë, gjatë hapjes së derës, (në ecje e sipër) të mjetit tip autobus me targa KO 9942 A, që ky shtetas drejtonte, është aksidentuar një pasagjer i këtij mjeti konkretisht shtetasi Sh.G, 42 vjeç, i cili për pasojë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY