Autoritetet gjermane japin alarmin se hakerat janë në gjendje për të marrë kontrollin e avionëve luftarakë, për t’i përdorur për sulme terroriste, duke shkaktuar katastrofa të përmasave të jashtëzakonshme.
Alarmin e dha kreu i Autoritetit të Aviacionit Ushtarak Gjerman, Gjeneral-Majori Ansgar Riks, i cili kërkon nga qeveria gjermane masa urgjente për të përforcuar sistemet e sigurisë, për të parandaluar veprime të tilla.
Propozimi i gjeneralit gjerman erdhi pas një analize të bërë nga Qendra Gjermane e Aeronautikës, që merret me studime për mjetet fluturuese dhe hapësirën ajrore.
Sipas raportit të kësaj qendre, sistemi aktual i sigurisë së avionëve ushtarake është shumë i thjeshtë për t’u marrë nën kontroll nga hakerat. Mjaftojnë mjete logjistike me një vlerë të përgjithshme prej 5 mijë eurosh dhe ata mund të ndërhyjnë në operacione të ndryshme ushtarake kudo nëpër botë.
Aktualisht Gjermania është pararojë në luftën kundër sulmeve kibernetike që kanë për objektiv infrastrukturën dixhitale ustharake dhe armët e komanduara me kompjuter. Për këtë pritet të ngrihet Qendra për Hapësirën Kibernetike dhe Informacionin, që do të mund të punësojë një staf prej mbi 13 ushtarakësh dhe civilësh dhe që pritet të jetë në funksion të plotë në vitin 2021. ABCNews
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/