FOTO/ Shkodër, vetëdorëzohet në Polici vrasësi i mjekut

FOTO/ Shkodër, vetëdorëzohet në Polici vrasësi i mjekut

207
0
Shares
Dritan Ymeri

Policia e Shkodrës ka bërë të ditur se është vetëdorëzuar Dritan Ymeri, i shpallur në kërkim prej rreth dy javësh, si i akuzuar për vrasjen  mjekut Ilir Alija.
Policia e Shkodrës bën të ditur se pas  kontrollove të shumta të kryera nga forcat policore,  pamundësisë për tu larguar  falë masave të marra nga Policia e Shkodrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare  dhe Drejtoritë Vendore të tjera të Policisë , si dhe pas  negociatave  të pandërprera me familjarët,  është  vetdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër,  autor i vrasjes së  shtetasit Ilir Aliaj, ngjarje e ndodhur  më datë 01. 07. 2017, shtetasi Dritan Ymeri, 29 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “Perash” të qytetit Shkodër.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër , ndaj këtij shtetasi , ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasje me dashje”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”,  parashikuar nga nenet 76 e 278  të Kodit Penal.
Materialet proçeduriale shtesë në ngarkim të tij  do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkoder.

Ilir Aliaj

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY