Greqi, përdhunoi të ëmën, 13 vite burg për shqiptarin

Greqi, përdhunoi të ëmën, 13 vite burg për shqiptarin

62
0
Shares

Me 13 vite burgim është dënuar një shqiptar nga gjykata e Selanikut në Greqi, për akuzën e përdhunimit të nënës së tij.
Gjykata e ka konsideruar 29-vjeçarin fajtor për akuzën e përdhunimit, por edhe të incestit. Trupi gjykues nuk ka marrë parasysh asnjë rrethanë lehtësuese, raportojnë mediat lokale.
Ngjarja ka ndodhur vitin e shkuar në banesën e familjes, në vendin e quajtur Analipsi, në rrethinat e Selanikut.
Denoncimin në polici e kishte bërë vetë nëna, e moshës 58 vjeç. Por duke deponuar në gjyq, me cilësinë e dëshmitares, ajo ka kërkuar të tërheqë padinë, ndërsa ka deklaruar se e ka falur krijesën e vet dhe se është e gatshme që ta mbajë në shtëpi.
Edhe 29-vjeçari kërkoi ndjesë për aktin e dënueshëm, duke thënë se e kishte kryer nën ndikimin e alkoolit. Ai tha se vuante nga një depresion shpirtëror që shprehet në urrejtjen ndaj femrave dhe se këtë e kishte pësuar pas një zhgënjimi erotik, pak vite më parë.
Pas shqiptimit të dënimit, 29-vjeçari u kthye në burg, ku po mbahet që prej tetorit të vitit të kaluar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY