TENSIONET/Tirana zyrtare kthen sytë nga Maqedonia

TENSIONET/Tirana zyrtare kthen sytë nga Maqedonia

68
0
Shares

Ndërsa në Maqedoni janë shtuar tensionet dhe protestat antishqiptare në rrugët e qyteteve maqedonase, ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë reagoi sot duke dënuar sulmin që iu bë Muzeut të alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir (Bitola).

“Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë shpreh keqardhjen e saj dhe dënon sulmin e ditës së sotme ndaj Muzeut të alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir (Bitola), në këtë ditë të shënuar për gjuhën shqipe dhe të gjithë shqiptarët.

Kërkojmë nga autoritetet e Maqedonisë zbardhjen sa më shpejt të këtij akti vandal dhe dënimin e autorëve. Sulmet e përsëritura ndaj Muzeut janë dëshmi e kërkesës për mbrojtje më efektive të kësaj trashëgimie të përbashkët nga autoritetet kompetente” thuhet në reagim.

Më tej në reagimin e saj ministria i bën thirrje palës shqiptarë që të mos bien pre e këtyre provokimeve.

“Besojmë se këto sulme janë veprime të një grupi të vogël njerëzish të nxitur nga ndjenjat nacionaliste ekstreme, frika, mungesa e informacionit dhe retorika e dëmshme e kohëve të fundit. Dëshirojmë të theksojmë se historia, tradita, gjuha e kultura e popullit shqiptar janë vlerë e shtuar për fqinjët tanë në Maqedoni dhe se ruajtja e tyre tregon vlerat më të larta demokratike e njerëzore. Shqipëria dhe shqiptarët kanë qenë dhe do të jenë miq të përhershëm të Maqedonisë.

Ne besojmë në vlerat e bashkëjetesës, në harmoninë dhe bashkëpunimin midis vendeve e qytetarëve tanë. I bëjmë thirrje të gjitha palëve të ruajnë qetësinë dhe të ndalojnë retorikën kundër shqiptarëve, e cila vetëm sa shpërqendron vëmendjen nga problemet reale të vendit, dëmton marrëdhëniet ndëretnike në vend dhe rrugëtimin e saj euro-atlantik. I bëjmë thirrje shqiptarëve në Maqedoni që të mos bien pre e provokimeve por të tregojnë qytetari e maturi dhe të ruajnë besimin se kriza në vend do të zgjidhet në të mirë të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë” thuhet në reagimin e ministrisë.​ ​

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY