Shkodër, 10 biznesmenë në pranga, vidhnin energjinë elektrike

Shkodër, 10 biznesmenë në pranga, vidhnin energjinë elektrike

104
0
Shares
Foto Ilustruese

Dhjetë biznesmenë kanë përfunduar në pranga pasi mbi ta rëndon akuza e vjedhjes së energjisë elektrike.
Ngjarja ndodhi në qarkun e Shkodrës, gjatë aksioneve të Task Forcës së OSHEE-së.
Vetëm në 5 ditë aksione, duke nisur nga Shëngjini, Lezha dhe fshatrat përreth, pastaj në Velipojë dhe brenda në Shkodër, janë proceduar në polici të paktën 10 raste abonentësh privatë, të cilët kishin ndërhyrë në matës, duke paguar deri ne 65% më pak energji elektrike nga sa konsumonin, bëjnë me dije burime zyrtare nga OSHEE.
Kështu, tre subjekte private në fushën e hotelerisë në zonën e Velipojë kanë përfunduar në polici, për shkak të “manovrave” që kishin bërë më matësin e enrgjisë.
Ata janë: P.C., A.F. dhe P.G..
Të tjerë abonentë privatë nuk i kanë shpëtuar kontrolleve të Task Forcës Shkodër, si
– A.M .,pronar kompleks kalçeto në Shëngjin,
– D.J pronar supermaketi në zonën e plazhit Pulaj Velipojë,
– Gj.N dhe A.P në fushën e supermarketeve (nuk kishin kontratë me OSHEE).
– Subjekti “A.N.K sh.p.k” në fushën e përpunimit të gurit/zhavorr (lavatriçe),
– “B.P. 2010”, kompleks shërbimesh në Zadrimë, si dhe
– F.L., pronar i katër subjekteve në Shkodër.
Edhe pse në fokus të kontrolleve kanë qenë subjektet private, gjatë aksioneve, probleme me ligjin kanë patur edhe abonentët familjarë, për cenim të matësit, apo lidhje të paligjshme.
Abonentët nga Shkodra me inicialet L.L, N.K, P.P, kishin ndërhyrë në matës duke paguar 43% më pak energji se sa konsumonin, si dhe kishin kryer lidhje të paligjshme.
Aksioni po vijon ende, ku priten të tjera shoqërime në polici, shtojnë të njëjtat burime.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY