FOTO/ Humb jetën në punë 34-vjeçari, reagimi i Policisë shton më shumë...

FOTO/ Humb jetën në punë 34-vjeçari, reagimi i Policisë shton më shumë misterin

140
0
Shares
Viktima, Elsuels Mema

Një 34-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë dy ditë më parë (11 korrik) në spitalin e Traumës. Ai është dërguar në spital në gjendje të rëndë më datë 8 korrik, pas një aksidenti që ka pësuar në punë në Bulevardin Gjergj Fishta.
Opinion.al ka mësuar se viktima është Elsuels Mema, 34 vjeç, nga Tirana, baba i një fëmije të mitur. Ai punonte për kompaninë “Univers Reklama” dhe ditën e aksidentit ka qenë duke punuar për zhvendosjen e një kioske.

Njoftimi nga kompania “Univers Reklama” në “Facebook”

Vetë kompania përmes një statusi në “Facebook” shkruan se, “Po e nisim këtë ditë me hidhërim të thellë të ndarjes nga jeta të një punonjësi të jashtëzakonshem, i cili ka dhene nje kontribut te pamase ne punën e tij me Univers Reklama”.
Opinion.al u interesua pranë Policisë së Tiranës për të mësuar më shumë për këtë ngjarje, e cila ka ndodhur para disa ditësh por nuk ishte raportuar në media. Policia e Tiranës përmes zëdhënëses tha se “ngjarja është referuar në prokurori si vdekje aksidentale nga pakujdesia”.
Pra sipas policisë vdekja ka ardhur nga pakujdesia e të ndjerit por nuk sqarohen me tej rrethanat e aksidentit.
Në komunikatën Policisë, çuditërisht shkruhet se po punonte me vinç dhe u rrëzua nga pema…

Komunikatat ne faqen zyrtare te Policisë asp.gov.al
Komunikatat ne faqen zyrtare te Policisë asp.gov.al

“Shtetasi E. M., vjeç 34, banues në Tiranë, punonjës në një kompani private, gjatë punës në bulevardin “Gjergj Fishta”, duke lëvizur me vinç një kioskë, është rrëzuar nga një pemë dhe ka rënë në trotuar. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, për ngjarje aksidentale”, shkruhet në komunikatën e policisë.
Sakaq burimet për Opinion.al thonë se Elsuelsi nuk ka rënë nga pema, por i ka rënë ganxha e vinçit mbi kokë. Dhe për këtë ngjarje të rëndë nuk po ndiqet penalisht askush, pasi policia thotë se është pakujdesi e të ndjerit, ndërsa nuk dihet se sa janë zbatuar rregullat e sigurisë në punë.
Mbetet po ashtu e paqartë deri tani se kush e kishte kontraktuar “Univers Reklama” për zhvendosjen e kioskave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY