LAJM I FUNDIT/ E godet me cekic në këmbë por goditja ishte...

LAJM I FUNDIT/ E godet me cekic në këmbë por goditja ishte fatale

117
0
Shares

Një 52-vjeçar gjeti vdekjen sot pasi u godit me cekic në trup,njofton policia e Durrësit.  Ngjarja ndodhi pas një sherri që cilësohet për motive të dobëta.

Policia njofton se sot  rreth orës 09:40, në fshatin Jubë, Sukth, shtetasi A.M. 57 vjeç, për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta, në pjesën e sipërme të këmbës shtetasin L. L. 52 vjeç.

“Shtetasi L.L. fatkeqësisht ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës. Autori është shoqëruar në polici”-njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY