Kryemadhi reagon kundër Ramës: Lista e zezë e adoleshentit të vonuar për...

Kryemadhi reagon kundër Ramës: Lista e zezë e adoleshentit të vonuar për tu dukur se po qeveris

87
0
Shares

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka reaguar sot, pas publikimit të “listës së zezë” të kryeministrit Edi Rama.
Përmes një statusi në “Facebook”, Kryemadhi e etiketon Ramën adoleshent të vonuar i cili me këtë veprim po bën sikur po qeveris.

 
Postimi i plotë i Monika Kryemadhit në “Facebook”

Për t’u dukur se po merret me drejtimin e qeverisë, Edi Rama ka nisur gjuetinë e shtrigave në administratë duke publikuar lista me emra nëpunësish, që sipas komenteve që i bëjnë në FB, na qenkan e keqja e madhe e vendit.
Me këto spiunllëqe, vjedhësi dhe shkatërruesi i votës së lirë të shqiptarëve mendon se mund t’i shpëtojë të vërtetës vrastare, asaj të tjetërsimit të votës që ai i bëri shqiptarëve më 25 qershor. Më kot mundohet të tërheqë vëmendjen si adoleshent i vonuar dhe me lista linçuese për njerëzit që i ka vënë vetë në punë. ????????
Askush nuk i beson më atij që tradhtoi besimin e çdo votuesi me vjedhjen dhe tjetërsimin e votës. Ndaj sot më shumë se kurrë, bashkë me ne janë edhe shumica e shqiptarëve. Ata që e dënuan me heshtjen e tyre ditën e votimit dhe që e kanë më të qartë se kurrë, se kryeministri dembel dhe arrogant, tallet dhe shpërdoron besimin e shqiptarëve.
Me lista false dhe me veshje që të tërheqin vëmendjen nuk mund të anashkalosh vjedhjen e votës që i bëri shqiptarëve. Ndaj i kujtoj Edi Ramës se llogaria do të jepet dhe askush, asnjëherë dhe në asnjë moment, nuk do të mund ta largojë vëmendjen dhe qëllimin tonë final: Të drejtën e shqiptarëve për të votuar lirshëm dhe pa presion politik, kriminal dhe të blerë me paratë e drogës.
Sot filloi delegjitimimi nga vetë PS, e cila tani kërkon të rinumërojë votat që ka numëruar vetë.????????????????

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY