Mark Frroku nuk justifikon dot pasuritë e tij, Krimet e Rënda publikojnë...

Mark Frroku nuk justifikon dot pasuritë e tij, Krimet e Rënda publikojnë provat

133
0
Shares

Prokurorët e Krimeve të Rënda lexuan këtë të mërkurë provat shkresore në bazë të të cilave kërkohet konfiskimi i pasurive të ish-deputetit Mark Frroku.
Sipas prokurorit, në zbatim të ligjit Antimafia, Mark Frroku nuk i justifikon dot pasuritë e tij me vlerë rreth 2 milionë euro, pasi dyshohet se ato janë të ardhura që vijnë nga krimi.
Prokurori radhiti në gjykatë astetet për të cilat kërkohet konfiskimi i pasurive dhe kalimi i tyre në favor të shtetit, që janë apartamente në Orikum, Shëngjin dhe Tiranë si dhe truaj.
Prokurori u shpreh se, rezulton gjithashtu se ish-deputeti ka qenë i dënuar për çështje droge jashtë vendit.
Aktualisht Frroku po vuan dënimin e dhënë nga shkalla e parë me 7 vjet burgim për ndërtim të paligjshëm dhe pastrim parash, ndërsa u shpall i pafajshëm për vrasjen e Aleksandër Kurtit, ngjarje e ndodhur në Belgjikë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY