DOKUMENTET/ Aktiviteti në Jalë i “Rinisë Socialiste”, sa paguajnë “të pasurit” e...

DOKUMENTET/ Aktiviteti në Jalë i “Rinisë Socialiste”, sa paguajnë “të pasurit” e LRI dhe FRESSH

153
0
Shares

Bashkimi Ndërkombëtar i Rinisë Socialiste (International Union of Socialist Youth) apo IUSY do të organizojë në Jalë festivalin vjetor veror, nga data 14 korrik deri në datën 21 korrik. Vitit 2017 është i rëndësishëm për këtë organizatë pasi shënon edhe 110 vjetorin e themelimit të saj. Këtë viti tema e aktivitetit të IUSY-it, që do të zhvillohet në Jalë, ka temë “Nuk shohim kufij (We see no borders)”. Pjesë e IUSY-it janë Forumi Eurosocialist Rinor i Shqipërisë (FRESSH), që është forumi rinor politik i Partisë Socialiste (PS), Lëvizja Rinore për Integrim (LRI), që është forumi rinor politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), si edhe forumi rinor politik i Partisë Social-Demokrate (PSD). Kjo bëhet e ditur në faqen zyrtare të IUSY-it.

Organizimi
Në faqen zyrtare të IUSY-it thuhet se organizata pritëse e aktivitetit veror është LRI-ja; pra për rrjedhojë edhe organizatorja e vendqëndrimit në Jalë të të rinjtë socialistë dhe social-demokratë nga e gjithë bota. Po kështu sipas faqes zyrtare të IUSY-it thuhet se zona në Jalë ku do të organizohet aktiviteti është në pronësi të LRI-së.
“Lëvizja Rinore për Integrim (LRI), organizata jonë pritëse, ka privilegjin që të ketë në pronësi një copë tokë në bregdet, ku ka organizuar për vite festivalin e vet veror. Këtë vit në 110 vjetorin e IUSY-it, LRI-ja do të presë socialistë dhe social-demokratë nga e gjithë bota për të shijuar diellin, detin dhe diskutimet e frytshme në përpjekjen tonë të përbashkët për solidaritet”, thuhet në faqen zyrtare të IUSY-it.

IUSY

Pagesa
Sipas një dokumenti, me datë 17 prill 2017, të firmosur nga Kryetari i IUSY-it, Howard Lee, Sekretari i Përgjithshëm i IUSY-it, Alessandro Prisi, nga Zv/Kryetarja e IUSY-it, Kejdi Mehmetaj dhe Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, janë përcaktuar edhe datat e regjistrimeve si edhe tarafit që duhen paguar për të marrë pjesë në aktivitetin veror të IUSY-it në Jalë.
IUSY 2
1. Për regjistrimet deri në 15 maj 2017
Për pjesëmarrësit nga organizatat që janë pjesë e Komisionit Evropian të IUSY-it (organizata nga vendet anëtare të BE-së, si edhe Ishujt Faroe, Groenlanda, Islanda, Norvegjia apo Zvicra) – 180 euro
Për pjesëmarrësit nga organizatat që janë pjesë e rajonit të Ballkanit dhe zonës së Detit të Zi – 150 euro
Për pjesëmarrësit nga organizata të tjera – 130 euro
Për pjesëmarrës nga LRI-ja – 70 euro
Për të ftuarit – 180 euro
IUSY 3
2. Për regjistrimet deri në 15 qershor 2017
Për pjesëmarrësit nga organizatat që janë pjesë e Komisionit Evropian të IUSY-it (organizata nga vendet anëtare të BE-së, si edhe Ishujt Faroe, Groenlanda, Islanda, Norvegjia apo Zvicra) – 200 euro
Për pjesëmarrësit nga organizatat që janë pjesë e rajonit të Ballkanit dhe zonës së Detit të Zi – 180 euro
Për pjesëmarrësit nga organizata të tjera – 150 euro
Për pjesëmarrës nga LRI-ja – 90 euro
Për të ftuarit – 200 euro
Pagesat bëhen në llogarinë e IUSY-it. Për sa i përket pjesëmarrësve nga FRESSH, duke qenë se Shqipëria është një vend i rajonit të Balkanit, tarifa për ta në këtë festival veror është 150 euro apo 180 euro, në varësi të datava kur kanë bërë regjistrimin për pjesëmarrje. BW

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY