PROTESTA/ Policia shoqëroi 60 persona

PROTESTA/ Policia shoqëroi 60 persona

103
0
Shares

Ashtu siç ishte paralajmëruar protesta e kësaj të shtune e zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e  Kombit”, përballë, kryeministrisë kaloi e qetë dhe pa incidente. Por prej pasdites së të premtes efektivë të Policisë së Shtetit dhe të Njësisë Operacionale, shoqëruan dhjetëra persona në rrethe të ndryshme të vendit. Të ndaluarit kanë qenë elementë me tendenca kriminale.
Mes të shoqëruarve ishte edhe Jason Randy Morrison, një ish- marins i Ushtrisë Amerikane, i thirrur nga PD për të asistuar organizatorët e protestës së sotme të opozitës.
Veç tij në Tiranë dhe rrethe janë shoqëruar mbi 60 persona. Zyrtarisht, Policia e Shtetit nuk ka dhënë ndonjë reagim në lidhje me shoqërimet, por burime të saj thanë se të shoqëruarit janë elementë që njihen për tendencat e tyre radikale ekstremiste, të dhunshme dhe kriminale.
Më tepër se 2500 policë ishin angazhuar në terren. Shkopinjtë e gomës, prangat, dhe maskat kundër gaz ishin pajimet e vetme të bluve në protestë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY