Helmimi i vjehrrës nga nusja, babai i Eldës i hakërrehet krushkut: Mos...

Helmimi i vjehrrës nga nusja, babai i Eldës i hakërrehet krushkut: Mos fol pa doganë për vajzën time

144
0
Shares

Baftjar Tanushi, babai i Elda Tanushit, u shpreh dje se ata janë porositur nga Prokuroria të mos flasin në lidhje me këtë çështje dhe se po presin hetimin dhe drejtësinë t’i çojë gjërat në vend, raporton “Panorama”.
Ai hodhi ditë më parë akuzën se vjehrri Eduart Stafa ka përdhunuar vajzën e tij, por tashmë shprehet se nuk do të flasë për këtë çështje, pa përfunduar hetimi. Megjithëse të gjithë pjesëtarët e familjes Stafa janë prononcuar publikisht dhe kanë ngritur akuza të shumta, 48-vjeçari Tanushi ka zgjedhur heshtjen.
“Kemi vendosur të mos merremi me thashetheme, të mos u përgjigjemi akuzave të familjes Stafa. Përgjigjen e presim nga drejtësia. Pasi ajo të thotë fjalën e saj, atëherë do të flasim edhe ne”, shprehet Bafjtar Tanushi.
Megjithatë, në përgjigje të akuzave të Eduart Stafës, krushku i tij ka vetëm një mesazh për të: Eduarti mendon se mund të rregullojë punët e tij me akuza dhe thashetheme, por e ka gabim. Po pres qetësisht që drejtësia të zbardhë të vërtetën. Ai e ka “mizën nën kësulë”, prandaj flet pa doganë për vajzën time.
Babai i Elda Tanushit saktëson se në seancën e fundit gjyqësore palët në konflikt janë porositur të mos prononcohen në media, por të presin hetimin e ngjarjes.
“Unë dhe vajza ime po i qëndrojmë me korrektësi Prokurorisë, e cila ka kërkuar që askush të mos dëmtojë hetimin e ngjarjes. Nëse ne jemi në një linjë me Prokurorinë, familja Stafa vazhdon të mbushë mediat me lajme të pavërteta. Ata po denigrojnë keq familjen time. Me siguri edhe këto akuza do të jenë pjesë e hetimit. Familja jonë do të flasë vetëm pasi hetimi të ketë përfunduar. Kam besim të plotë se hetuesit do të thonë të vërtetën”, përfundon Baftjar Tanushi.
Vajza e tij u ndalua disa ditë më parë pasi vjehrra e saj e denoncoi për tentativë vrasjeje. Sipas dëshmisë së dhënë prej saj, nusja e djalit i hodhi helm në gotën e kosit. Ajo ka ndier si erë benzine, pasi ka konsumuar gjysmën e gotës. Pasi i ka kërkuar nuses ta pinte ajo gjysmën tjetër dhe ajo nuk ka pranuar, Arjana Stafa është ndier keq dhe ka përfunduar në spital.
Ajo i deklaroi policisë se nusja i kishte pohuar të vërtetën, duke i treguar se i kishte dhënë helmin. Pas ndalimit të 19- vjeçares, për të cilën Gjykata vendosi masën e arrestit në shtëpi, babai i saj, Baftjar Tanushi, hodhi akuzë ndaj vjehrrit të vajzës.
Sipas tij e bija kishte dashur t’ia jepte helmin vjehrrit, pasi ai e kishte përdhunuar teksa i biri (bashkëshorti i Eldës) ndodhej në Greqi si punëtor sezonal. Ky i fundit i doli në mbrojtje të atit duke akuzuar të shoqen për shpifje. Sipas tij, me Eldën ishin martuar pa dëshirën e asnjërit dhe se pas dasme ai kishte dashur të ndahej, pasi ajo nuk ka qenë e virgjër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY