Itali, operacion masiv antidrogë, në pranga 7 persona mes tyre dhe shqiptarë

Itali, operacion masiv antidrogë, në pranga 7 persona mes tyre dhe shqiptarë

102
0
Shares

Nje operacion masiv antidrogë I realizuar nga Guardi di Finanza ka bërë që të përfundojnë në pranga 7 persona.
Hetim ka nisur që në 2016 dhe është zhvilluar në tre qytete si Milano, Komo dhe Monza Brianza.
Në këtë operacion të koduar ‘Sperem’ mësohet se janë sekuestruar 800 kilogramë marijuanë, 3 kilogramë kokainë, një pistoletë.
Sipas policisë, droga e kishte gjithmonë origjinën nga Shqipëria. Deri më tani janë bërë të ditur vetëm inicialet e të arrestuarve.
Kështu të arrestuarit janë: B. B., 36 vjeç, shqiptar, V. M., 32 vjeç, shqiptar, X. B., 42 vjeç, shqiptar dhe E. R., 30 vjeç, shqiptar. Italianët e arrestuar janë me inicialet R. B., nga Komo dhe M. S., 8 vjeç nga Monza.
Në pranga është vënë edhe një malazez 27-vjeçar me inicialet B. B.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY