Duhet të jepte llogari për 20 vjet burg, ja si u lirua...

Duhet të jepte llogari për 20 vjet burg, ja si u lirua trafikanti shqiptar

139
0
Shares

45 –vjeçarit Alket Hatija u arrestua dhe në vetëm pak ditë u lirua nga të gjitha akuzat.
Sipas ANSA, Hasij, ishte dënuar me 20 vjet burg nga gjykata e Milanos në shtator të vitit 2015 për trafik ndërkombëtar të heroinës dhe kokainës.
Ai u kap më 8 korrik për llogari të italianëve, me qëllim ekstradimin.
Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës e la të lirë më 11 korrik, pasi nuk kishte kërkesë për ekstradim.
Prokurori i çështjes argumentoi se kishte një udhër – arresti dhe Hatija duhet të qëndronte në burg për 40 ditë, në pritje të kërkesës së ekstradimit.
Por gjykata nuk e pranoi. Ajo e la të lirë 45 –vjeçarin, në gjurmët e të cilit autoritetet italiane po binin pas 2 vjet kërkimesh.
Prokuroria do ta apelojë vendimin, por ndërkohë Hatija është i lirë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY