FOTO/ Laç, sherr mes dy të rinjve, 19 vjeçari nxjerr armën

FOTO/ Laç, sherr mes dy të rinjve, 19 vjeçari nxjerr armën

114
0
Shares

Një sherr I rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në qytetin e Laçit.
Sipas burimeve nga policia një sherr për motive të dobëta mes dy të rinjve ka degjeneruar në nxjerrjen e armëve.
Ndërhyrja e policisë ka bërë që të shmanget një tragjedi.
Mësohet se shtetasi Joel Gjergji, pas një konflikti për motive të dobëta me 20-vjeçarin me inicialet D. N., banues në Laç, brenda në lokal, e ka kanosur me armë zjarri pistoletë si dhe e ka goditur me pjesët metalike të saj.
Reagimi në kohë i policisë së Komisariatit të Kurbinit , ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Joel Gjergji, 19 vjeç, banues në Laç.
Në flagrancë iu sekuestrua edhe arma e zjarrit pistoletë e markës ‘Ekol Special 99’, e mbushur me fishek në fole, si dhe me 2 fishekë në krehër të cilat i mbante pa leje.Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Kurbinit, akuzat e “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY