Tiranë, atentat me dy të plagosur, autorët braktisin povat dhe largohen

Tiranë, atentat me dy të plagosur, autorët braktisin povat dhe largohen

130
0
Shares
Foto Ilustruese

Një atentat me dy të plagosur është regjistruar mbrëmjen e kaluar. Ngjarja ndodhi në zonën e “Misto Mames”, në Tiranë rreth orës 23:30,
Mësohet se të plagosur kanë mbetur shtetasit me inicialet Xh. V., 33 vjeç dhe J. Sh., 25 vjeç.
Dy të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkaq, në vendngjarje është gjetur i braktisur një automjet tip “Golf”, si dhe janë sekuestruar disa gëzhoja të dala nga një armë e llojit pistoletë.
Ndërkohë policia ka filluar hetimet për zbulimin e ngjajes.
NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë.
Më datë 11 korrik 2017, rreth orës 23:29 në numrin e Emergjencave 112 ka ardhur njoftimi për të shtëna me armë në rrugën “Sabaudin Gabrani”, në ish “Misto Mame”.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku ka rezultuar se:
Nga të shtënat me armë kanë mbetur të plagosur shtetasit: Xh. V., 33 vjeç, si dhe J. SH., 25 vjeç.
Shtetasit e plagosur janë transportuar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje është gjetur i braktisur një automjet tip Golf që paraprakisht dyshohet se është përdorur nga autorët.
Grupi hetimor ka sekuestruar disa gëzhoja të qitura nga armë zjarri pistoletë. Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Nga veprimet e para hetimore të kryera në vendngjarje policia ka identifikuar autorët e dyshuar, por për arsye hetimi nuk jepen të dhëna të tjera.
Janë ngritur pika kontrolli në hyrje – daljet e qytetit si dhe po krihet zona përreth me qëllim kapjen e autorit/ve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY