Të rinjtë flasin në Shkodër, këto janë kërkesat e tyre

Të rinjtë flasin në Shkodër, këto janë kërkesat e tyre

153
0
Shares

Sot, në Shkodër, u prezantuan te dhënat e studimit “Të Rinjtë flasin” i cili tregoi se si të rinjtë shkodranë vlerësojnë me një sistem pikësh shërbimet që Pushteti Lokal ofron për këtë komunitet, në të njëjtën kohë edhe shprehën shqetësimet e tyre. Pas një pune disa mujore nga Këshilli Rinor Bashkiak dhe stafi i organizatës DIGE, këto të dhëna u prezantuan në Forumin e Parë Rinor Lokal në prani të kryetares së Bashkisë Shkodër, organizatave të shoqërisë civile, anëtarëve të Këshillit Bashkiak, medias si dhe të rinjve pjesëmarrës. Gjetjet e këtij studimi, të cilat kryetarja e bashkisë Znj. Ademi premtoi se do ti perkthente në prioritete të punës së saj duke i dhënë vend disa prej tyre edhe në hartimin e buxhetit 2018, treguan së pari se informacioni që të rinjtë kanë për shërbimet që ofrohen nga bashkia, është i pakët ose i mangët. Të dhënat flasin se burimet nga i cili merret ky informacion vjen nga media sociale me 42% në raport me median vizive 37%, ëeb 19% dhe familja 0%.  Ndërkohë, ai që quhet edhe dokumenti më thelbësor për rininë dhe zbatimin e politikave rinore nga pushteti lokal dhe qendror, Plani Kombëtar i Veprimit për Rininë, mbetet i pa njohur nga kjo grupmoshe. Vetëm 8% e njohin atë në raport me 92% që nuk e dinë që ekziston. Përsa i përket shërbimeve që të rinjtë mendojnë se mungojnë në këtë qytet dhe nuk ofrohen nga pushteti lokal, 47% drejtojnë gishtin nga qendrat rinore –sportive, ndërkohë që 33% shprehen se mungojnë të gjitha dhe 20% janë të tjera.

Ekspertja e projektit, Gentiana Ramadani, pas përpunimit të të dhënave dhe analizës mbi rezultatet e studimit theksoi se: “studime të tilla vijnë në një boshllëk. Jo vetëm në punën e qeverisjes lokale por në tërësi në Shqipëri duhet të kthehen në prioritet për institucionet lokale e qendrore. Marrja në konsideratë e mendimit qytetar e grupmoshave të ndryshme janë e vetmja mënyrë për të kuptuar se duhet lëvizur nga konstatimi në veprime konkrete për secilin komunitet”-perfundoi ajo. Ky është një projekt i mbështetur nga LëvizAlbania, në kuadër të zhvillimit të Demokracisë Lokale

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY