Sherr për Jalën mes FRESSH dhe LRI

Sherr për Jalën mes FRESSH dhe LRI

175
0
Shares

FRESSH dhe organizatorët e Internacionales Socialiste të të Rinjve kanë reaguar pas deklaratave të LSI për kampingun që do të zhvillohet në Jalë.

Në një njoftim, FRESSH thotë se shprehin keqardhje për mënyrën se si strukturat e LSI-së po keqinformojnë dhe manipulojnë opinionin publik, në lidhje me kampin që organizon Internacionalja Socialiste e të Rinjve (IUSY) në Jalë.

Në bazë të marrëveshjes së përbashkët që FRESSH dhe LRI kanë nënshkruar me Internacionalen e të Rinjve Socialistë (IUSY), festivali dhe aktivitetet e tij organizohen dhe mbështeten në mënyrë të barabartë nga dy forumet, të cilat nga datat 14-21 korrik do të mirëpresin 400 të rinj nga e gjithë bota. Këtë fakt e konfirmojnë me prezencën e tyre këtu presidenti i Internacionales Socialiste të të Rinjve (IUSY), z.Hoëard Lee si dhe Sekretari i Pergjithshëm z. Alessandro Pirisi.

Gjejmë rastin të falenderojmë të rinjtë e LRI-së për përkushtimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm në mbarëvajtjen e këtij festivali me rëndësi për Shqipërinë dhe të rinjtë shqiptarë.

Të rinjtë e FRESSH dhe LRI-së janë bashkë në këtë aktivitet për të treguar vlerat më të mira të shqiptarëve, ndaj edhe një herë i lutemi kryesisë së LSI-së të distancohet nga këto mënyra të politikëbërjes dhe t’i lejojë të rinjtë të jenë pjesë dhe model i një të ardhmeje më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarë, thuhet në njoftimin e FRESSH.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY