Peticioni i Vlorës me firma të falsifikuara, shikoni listën me nënshkrime

Peticioni i Vlorës me firma të falsifikuara, shikoni listën me nënshkrime

1018
0
Shares

Një numër anëtarësh të PD në Vlorë thuhet se kanë nënshkruar një peticion. Në fakt peticioni nuk ka asnjë gjë zyrtare, por përmes tij supozohet se kërkohet ndërprerja e garës në PD dhe mbledhja e Këshillit Kombëtar.

Sipas personave që kanë punuar në mbledhjen e firmave janë rreth 140 anëtarët të PD-së të kësaj dege që janë kundër versionit Basha dhe Selami për zgjedhjet brenda partisë.

Dy ditë më parë u publikua një tjetër letër me firma në degën e PD-së në Korcë dhe me të njëjtat kërkesa. Por pas pak orësh persona që e kishin emrin në listë deklaruan se nuk dinin asgjë rreth këtij peticioni.

Ndërkaq po të shikoni me vëmendje firmat në këto dy fletë të peticionit publikuar me poshte do të vëreni se është e njëjta dorë që ka hedhur firmat, cfarë të bën të mendosh se edhe ky peticion është shkruar nga një grup më i vogël personash dhe ndërkohë kanë falsifikuar edhe firmat e të tjerëve.

8

1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY