Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Parregullsitë e zgjedhjeve në Shqipëri, përplas OSBE e PE

11/07/2017
Parregullsitë e zgjedhjeve në Shqipëri, përplas OSBE e PE
Share on FacebookShare on Whatsapp
Zgjedhjet e 25 qershorit shkaktuan mosmarrëveshje mes përfaqësuesve të OSBE-ODHIRIT dhe delegacionit monitorues të Parlamentit Europian. Për eurodeputetët, rëndësi duhet ti jepet kontekstit politik të zgjedhjeve. Ndërsa OSBE-ODHIR i jep më tepër prioritet problemeve teknike.

Zhvillimi i zgjedhjeve të 25 qershorit në Shqipëri ka shkaktuar një mosmarrëveshje midis OSBE/ODHIR dhe delegacionit të Parlamentit Europian për vëzhgimin e zgjedhjeve. Për Parlamentin Europian, procesi duhet parë më shumë në kontekstin politik, sesa në atë teknik siç e ka peshuar OSBE/ODHIR. Kjo mosmarrëveshje është shprehur hapur prej kreut të delegacionit të Parlamentit Europian, Eduard Kukan në gjirin e komisionit të punëve të jashtme të Parlamentit Europian.

Eduard Kukan, Eurodeputet: Unë i kam bërë të ditura tashmë sfidat për të cilat u përballëm me OSBE-ODHIR për zgjedhjet në Shqipëri. Thënë shkurt, ne konsiderojmë, se OSBE-ODHIR nuk e ve theksin mjaftueshëm në kontekstin politik të zhvillimit të zgjedhjeve.

Klaus Buchner, Eurodeputet: OSBE vëzhgoi se nga pikëpamja teknike rrezikohej kufiri i përcaktuar prej 3% dhe se vëzhguesit kishin konstatuar parregullsi në disa zona votimi dhe për këtë i gjithë procesi mund të binte poshtë. Ndërkohë, ne pamë që zgjedhjet u zhvilluan normalisht.
Për eurodeputetët, moskontestimi i zgjedhjeve dhe mungesa e ngërçeve të mëtejshme politike në Shqipëri tregon për një rikthim të normalitetit demokratik në vend. Ndaj, siç e kanë cilësuar disa parlamentarë europianë, nuk ka më kuptim më të shtyhet hapja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Christian Dan Preda, Eurodeputet: Të gjitha forcat politike u gabuan në parashikime. Rama që dyshonte se nuk do kishte shumicën e duhur për të qeverisur, e arriti këtë shumicë. Basha mendonte se partida demokratike ishte krah për krah me atë socialiste, ndërkohë që rezultati tregoi që kishte një diferencë të rëndësishme midis tyre dhe cunami i anonçuar nga Meta nuk ndodhi. Fakti që nuk pati kontestim apo bllokim tregon që ka një rikthim të normalitetit demokratik në Shqipëri. Tani duhen vijuar reformat, por shpresojmë në hapjen e negociatave të anëtarësimit, pasi tashmë nuk ka kuptim që kjo të shtyhet sërish.

Eduard Kukan, Eurodeputet: Duhet theksuar, se rekomandimet e OSBE/ODHIR për procesin zgjedhor e kryesisht për depolitizimin e administratës zgjedhore nuk janë zbatuar. Këto rekomandime duhen zbatuar në kohën e duhur para zgjedhjeve të ardhshme. Tashmë është detyrë e të gjitha partive politike që të marrin pjesë në mënyrë konstruktive në Parlamentin e ri. Qeveria e re duhet të ecë përpara me reformat e integrimit veçanërisht me zbatimin e reformës së gjyqësorit dhe procesit të Vetting-ut.

Gjatë diskutimit, eurodeputetët janë shprehur, se Bashkimi Europian duhet të angazhohet më shumë në procesin e integrimit me vendet e Ballkanit për të zhbërë perceptimin e krijuar në vendet e Ballkanti, që procesi i anëtarësimit është ngrirë dhe perspektiva e anëtarësimit mund të marrë me vite të tëra. ABCNews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

11/03/2026
Ferit Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria, solidaritet me Izraelin pas sulmeve nga Irani dhe Hezbollah

Ferit Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria, solidaritet me Izraelin pas sulmeve nga Irani dhe Hezbollah

11/03/2026
PD nuk do të bojkotojë Komisionin e Reformës Territoriale

PD kërkon seancë dëgjimore me Ramën për editorialin me Vuçiç mbi integrimin e Ballkanit në BE

11/03/2026
Ahmetaj, qeveria nuk ka një plan për krizën energjitike që përfshin biznesin e madh

Ahmetaj reagon ndaj deklaratës së Ramës: Po kërkon të ndikojë gjykatën në çështjen tine

11/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

11/03/2026
Ferit Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria, solidaritet me Izraelin pas sulmeve nga Irani dhe Hezbollah

Ferit Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria, solidaritet me Izraelin pas sulmeve nga Irani dhe Hezbollah

11/03/2026
PD nuk do të bojkotojë Komisionin e Reformës Territoriale

PD kërkon seancë dëgjimore me Ramën për editorialin me Vuçiç mbi integrimin e Ballkanit në BE

11/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.