VENDIMI & PROCEDURAT/ Pranimet e reja, Universiteti i Tiranës shpall autonominë

VENDIMI & PROCEDURAT/ Pranimet e reja, Universiteti i Tiranës shpall autonominë

293
0
Shares

Bazuar në lirinë që i jep ligji për arsimin e lartë, Universiteti më i madh në vend, ai i Tiranës, ka vendosur të përcaktojë vetë modalitetet e pranimit të studentëve të rinj.
Në mbledhjen e fundit, më datë 6 korrik 2017, senati akademik, si garantues i autonomisë së institucionit ka vendosur ngritjen e një grupi pune që do të hartojë një rregullore të posaçme për procesin e pranimit dhe regjistrimit. Në vendim janë përcaktuar çështjet kyç, ndërsa detajet e pranimit do të përcaktohen në dokumentin që pritet të hartohet në pak ditë.
Shumica dërrmues e nxënësve që përfundojnë shkollimin e mesëm, i drejtohen Universitetit të Tiranës, ndërsa gati çereku i tyre arrijnë të sigurojnë një vend. Nga 22 mijë e 420 kuota të vëna në dispozicion këtë vit, mbi 5600 janë të UT-së.
Ndryshe nga një vit më parë, ky institucion duket se nuk do t’i nënshtrohet të njëjtave mekanizma pranimi të vendosura nga ministria.

Vendimi i Senatit
Vendimi i fundit i senatit akademik të UT-së bie ndesh hapur me udhëzimin e Ministrisë së Arsimit, nr. 15, datë 19. 05. 2017 për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e studimeve për 2017 – 2018. Senati i UT-së ka vendosur që procesi i pranimit dhe i regjistrimit të nisë më 4 shtator, dhe jo gjatë muajit gusht, siç e përcakton udhëzimi i MAS-it.
Ndryshe nga dokumenti i mësipërm, e gjithë procedura e pranimeve, duhet të kryhet me vetëm një raund, ndërsa fituesit duhet të kenë mundësi çregjistrimi në çdo kohë, jo vetëm në një datë të caktuar.
“Senati Akademik i Universitetit të Tiranës, në mbledhjen e datës 06. 07. 2017 vendosi: kryerjen me një raund të procesit të pranimit dhe të regjistrimit të studentëve në Universitetin e Tiranës për vitin akademik 2017- 2018; kryerjen e regjistrimit të kandidatëve fitues me dokumentacionin origjinal; njohjen e të drejtës së kandidatëve fitues për t’u çregjistruar në çdo kohë nga programi ku do të jenë regjistruar si fitues; procesi i pranimit dhe regjistrimit të kandidatëve fitues të fillojë më datën 04.09.2017”, përcaktohet në vendimin e senatit.
Të drejtën për të përcaktuar modalitetet në lidhje me pranimet dhe regjistrimin e studentëve, Senati i Universitetit të Tiranës e bazon në nenet, 3, 25, 33, 38, 74 dhe 76 të ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë në RSH”, si dhe në statutin e tij.
Mekanizmat e reja, pjesë e rregullores që do të hartojë grupi i punës (me përfaqësues nga çdo fakultet i UT-së) duhet të bëhen publike përpara se kandidatët të plotësojnë formularin A2. Pjesë e vendimeve të mbledhjes së senatit ishin tarifat e reja, të cilat për të tretin vit radhazi nuk kanë ndryshuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY