Vdekja e vajzës, spitali Elbasanit sqaron ngjarjen: Ja çfarë ndodhi

Vdekja e vajzës, spitali Elbasanit sqaron ngjarjen: Ja çfarë ndodhi

74
0
Shares

Spitali i Elbasanit reagon për vdekjen e adoleshentes nga Gramshi dhe mohon akuzat e prindërve dhe familjareve që pretendonin se vajza e tyre ishte operuar dy herë, për dy gjëra të ndryshme, që ata ende nuk i dinë.
Sipas Spitalit të Elbasanit, 18-vjeçarja Ketjona Ibrahimi ka humbur jetën 6 orë pas operacionit të vetëm që ka kryer.
“Pacientja ka vdekur ditën e shtunë ora 20:00, 6 orë pas ndërhyrjes, është operuar vetëm një herë dhe në sallën e maternitetit, është thirrur kirurgu për ndihmë duke vazhduar operacioni në ekip më të kompletuar ku ka përfunduar rreth orës 13:30-14:00 është futur në reanimacion”, sqaron spitali.
Rastin e ka komentuar edhe nëndrejtori i Shërbimeve Klinike, Alban Hoxha, i cili hodhi dyshime se shkak për vdekjen dyshohet të jetë bërë mpiksja e gjakut në mushkëri, por pritet rezultati i autopsisë për të vërtetuar dyshimet.
Ndërsa dje nëna e Ketjonës deklaroi se mjekët kishin qenë kontradiktorë në përcaktimin e diagnozës. “Në fillim na thanë se i kishin plasur vezoret, dhe pastaj e operuan nga tëmthi. As ata nuk e dinin se çfarë po ndodhte. Në reanimacion vajza nuk reagonte pothuajse fare. Nuk na thanë se kush ishte mjeku që do bëjë operacionin”, tha ajo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY