BALLAFAQIMI/ Flet xhaxhai për virgjërinë e nuses së nipit: Krushqit fajësuan dhëndrin,...

BALLAFAQIMI/ Flet xhaxhai për virgjërinë e nuses së nipit: Krushqit fajësuan dhëndrin, i thanë “s’merr vesh nga këto punë…”

82
0
Shares

“Nipi im, Donaldi është tepër i zhgënjyer nga martesa e tij dhe nuk do t’i kthehet më asaj. Ai është kthyer nga Greqia që t’u qëndrojë afër prindërve të tij. Ishte e rëndë ajo që ndodhi. Për më tepër që gjatë ballafaqimit me njerëzit e nuses, ia hodhën gjithë fajin atij. Nipi ngulte këmbë se nusja nuk ishte e virgjër e që natën e parë të martesës kishte hedhur jod në çarçafë, krushqit ngulnin këmbë se vajza e tyre ishte e virgjër dhe se dhëndri nuk merrte vesh nga këto gjëra”.
Kështu u shpreh dje Ilir Stafa, xhaxhai i 20-vjeçarrit Donald Stafa nga fshati Milaq i Shijakut. Ai tha se ka qenë dëshmitar në ballafaqimin mes dy krushqive që akuzojnë njëra-tjetrën. Familja Stafa akuzoi nusen Elda Tanushi se helmoi vjehrrën, duke i hedhur helm kundër insekteve në gotën e kosit dhe se ajo kishte lidhje jashtëmartesore, ndërsa 19-vjeçarja akuzoi vjehrrin për përdhunim. Ndërkohë, vetë Donald Stafa ka pohuar se gjithçka mes tij dhe Eldës ka marrë fund, pasi ai nuk e fal tentativën e saj për të helmuar nënën e tij.
“Unë u martova me Eldën me shkuesi dhe pa u njohur mirë me njëri-tjetrin. Ne nuk arritëm ta duam njëri-tjetrin në këtë martesë të sforcuar. Elda nuk ishte e virgjër. Për t’u dukur e tillë, ajo derdhi një shishe me jodio në çarçafë dhe kur e pyeta se çfarë është kjo, m’u përgjigj se ti nuk merr vesh nga kjo punë”, tha 20-vjeçari.
Ndërsa, prindërit e këtij të fundit pohuan dje për “Gazeta Shqiptare” se Donaldi ka pasur kontakte shumë të rralla me bashkëshorten e tij, e cila nuk i afrohej. Pas kthimit nga Greqia ku emigroi më 14 maj të këtij viti, Donald Stafa i është kthyer jetës së tij të dikurshme në fshat, si bari. Familja e tij është shumë e varfër.

Përplasja mes dy familjeve
Dymbëdhjetë ditë më parë, policia e Durrësit arrestoi 19-vjeçaren Elda Tanushi, pasi u denoncua nga vjehrra e saj për tentativë vrasje. Pasi u mbajt disa ditë në paraburgim, Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë vendosi masën e sigurisë “Arrest Shtëpie” ndaj nuses së djalit të familjes Stafa. Pak orë pas lirimit, e reja u kthye në vendlindjen e saj, në fshatin Zall Reç të Dibrës.
Të vetmit që e kanë mbështetur 19-vjeçaren kanë qenë prindërit e saj. Ata kanë vendosur ta marrin sërish të bijën në fshatin e largët, për të mos e kthyer më në familjen e bashkëshortit të saj. Babai i saj, Baftjar Tanushi është shprehur se priste që dhëndri të kthehej nga Greqia dhe të merrte me vete vajzën dhe jo ta linte me vjehrrën e vjehrrin në fshatin Milaq të Shijakut. Ndërkaq, edhe dhëndri, pas kthimit nga Greqia ka deklaruar se martesa nuk ka kuptim më të vazhdojë pas gjithë kësaj që ndodhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY