RAMA 2/ Fatmir Xhafaj vetemërohet ministër i Brendshëm, paralajmëron reformë edhe në...

RAMA 2/ Fatmir Xhafaj vetemërohet ministër i Brendshëm, paralajmëron reformë edhe në Polici

90
0
Shares

Deputeti socialist Fatmir Xhafaj zhvilloi dje një bashkëbisedim me gazetarët, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Reformës në Drejtësi, ku la të kuptonte se do vazhdonte punën si ministër i Brendshëm.
Takimi pa praninë e kamerave, më tepër ngjante si një konfirmim i tij në postin e ministrit të Brendshëm. Edhe pse e ushtroi këtë funksion vetëm për 2 muaj, Xhafaj ka ndryshuar të gjithë drejtuesit e Policive në qarqe.
Fatmir Xhafaj foli për nevojën e ndryshimeve në Polici, ku është shprehur se duhet një proces Vetting-u, edhe pse më parë duhej përgatitur legjislacioni i nevojshëm. Gjithashtu evidentoi nevojën për një marrëdhënie të re me publikun dhe median.
Sipas tij, me krijimin e institucioneve të Vettingut do të rritet edhe bashkëpunimi Polici-Prokurori.
“Në shator do të krijohen institucionet e reja të Vetting-ut dhe synimi ynë është të përforcojmë bashkëpunimin Polici-Prokurori. Për të monitoruar procesin pritet të vijnë gjyqtarë nga jashtë. Për prokurorët dhe gjyqtarët që i nënshtrohen Vetting-ut çdo e dhënë do të jetë e aksesueshme”, u shpreh Xhafaj.
Paralelisht Xhafaj u ndal te Reforma në Drejtësi dhe procesi i Vetting-ut. Sipas tij, rezultatet e para do të duken gjatë muajit tetor.
“Tetori besoj do të jetë muaji që do të japë rezultatet e para të Vetting-ut për 50 prokurorë e gjyqtarë”, u shpreh Xhafaj.
Gjatë takimit informal me gazetarët që mbulojnë sistemin e Drejtësisë, Policinë, Prokurorinë dhe Gjykatat, ish-ministri i Brendshëm konfirmoi se për dy muaj që drejtoi këtë dikaster, kuptoi se, bashkëpunimi i Policisë me Prokurorinë lë për të dëshiruar.
E megjithatë nuk ngurroi që, mes Prokurorisë e Policisë, të veçonte këtë të fundit si institucionin më pak të korruptuar. Xhafaj paralajmëroi edhe një ridimensionim të Policisë së Shtetit. Sipas tij, është i nevojshëm një organizim i ri i funksioneve të Policisë, me më shumë efektivë civilë që merren me krimet, sesa ata me uniformë që rrinë në terren dhe që japin idenë e një “shteti policor”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY