Zjarri nuk i ndahet Tepelenës, qyteti do mbetet pa ujë

Zjarri nuk i ndahet Tepelenës, qyteti do mbetet pa ujë

124
0
Shares

Rreth 12 ha pyje dhe kullota është bilanci paraprak i sipërfaqes së gjelbër të shkrumbuar mbi qytetin e Tepelenës. Zjarri u riaktivizuar sërish pas mesditës së të enjtes dhe kërkoi ndërhyrjen nga ajri për më shumë se 5 orë.

 

100 koshere bletësh janë djegur nga flakët mbi lagjen 15 shtatori të qytetit. Si pjesë e dëmeve llogariten dhe rreth 100 rrënjë ullinj si dhe një automjet i vjetër i ujësjellësit. Flakët i janë afruar në distancë prej disa metrash 20 banesave të kësaj lagjeje dhe është dashur ndërhyrja e 45 forcave zjarrfikëse nga i gjithë qarku për të evituar rrezikun.

 

“Rreth orës 3 situata ishte shumë e vështirë. Nga vëzhgimi i deritanishëm në terren dëmi më i madh është djegia e 100 koshere bletësh. Ardhja e helikopterit na ndihmoi shumë megjithatë edhe pse situata është e qetë, ne do të monitorojmë gjatë të gjithë kohës”, shprehet Veledin Abazi, shef i Shërbimit Zjarrfikës në Tepelenë.

 

Ky është zjarri më i madh që është parë në këtë zonë që prej vitit 1988, sipas ekspertëve lokalë, ndërsa besohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.

 

Sipas drejtorisë lokale të Ujësjellësit, sasi të mëdha uji të pijshëm kanë shkuar për furnizimin e zjarrfikëseve çka mund të sjellë një reduktim të furnizimit me ujë të qytetit për ditët në vijim. Aktualisht flakët kanë marrë drejtimin jugor, kanë intensitet më të ulët por ende rreziku nuk është i mënjanuar  plotësisht.

/ Top Channel

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY