Kërkoheshin në mbarë botën, arrestohen në Kukës dy kosovarët

Kërkoheshin në mbarë botën, arrestohen në Kukës dy kosovarët

118
0
Shares

Dy shtetas kosovarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, janë arrestuar ot.
Arrestimi I tyre u bë I mundur nga policia kufitare e Morinës.
I pari është 27-vjeçari Pajtim Shala, 27 vjeç, nga Kleqke e Kosovës.
Ai u kap në hyrje të PKK Morinë, ku gjatë regjistrimit në sistemin rezultoi shtetas “i shpallur në kërkim ndërkombëtar”, nga autoritet zvicerane, i dënuar me 2 vite e 8 muaj burg për trafik droge.
Pritet ekstradimi i 27-vjeçarit drejt Zvicrës. Materialet për këtë rast do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
Personi tjetër i arrestuar është Zahir Ymeri, 29 vjeç, nga Podujeva.
Edhe ai, gjatë regjistrimit në sistem rezultoi “shtetas i shpallur në kërkim kombëtar” e pas kësaj u arrestua.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës me vendim penal datë 14.06.2016, ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”. Ai ju dorëzua Drejtorisë së policisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme, bëjnë me dije burime nga Policia kufitare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY