FOTO/ FBI në Tiranë, takim me Haki Çakon

FOTO/ FBI në Tiranë, takim me Haki Çakon

168
0
Shares

Atasheu ligjor i FBI-së Jack Liao së bashku me Zv/atasheun Michelle Miller dhe Agjentin Special të Krimeve Kibernetike Dustin Overby, kanë ardhur ditën e sotme në Tiranë.
Fill pas mbërritjes ata kanë zhvilluar një takim me kreun e Policisë së Shtetit, Haki Çako.
Zyra Ligjore e FBI-së, kërkoi që takimin dhe prezantimin e parë ta bëjë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako.
Atasheu i FBI-së vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm të Policisë së Shtetit me FBI-në, luftën që po bën Policia e Shtetit kundër Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit.
Çako falënderoi Atasheun e FBI-së për mbështetjen dhe besimin, si dhe theksoi angazhimin maksimal të Policisë së Shtetit me autoritetet e zbatimit të ligjit të SHBA – së për të shkëmbyer informacion në kohë reale mes dy institucioneve për të luftuar Krimin e Organizuar dhe Terrorizmin.
Çako dhe Liao theksuan domosdoshmërinë e forcimit akoma më shumë të bashkëpunimit mes FBI-së dhe Policisë së Shtetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY