Vdekja e adoleshentes në operacion, flet mjeku: Ja çfarë ndodhi me vajzën

Vdekja e adoleshentes në operacion, flet mjeku: Ja çfarë ndodhi me vajzën

248
0
Shares

Pas vdekjes së adoleshentës në sallën e operacionit flet nëndrejtori i Shërbimeve Klinike, Alban Hoxha, në lidhje me ngjarjen.
“Pas ekzaminimit u drejtua për në urgjencën e Elbasanit, të shtunën është kërkuar një konsultë e mjekut kirurg, i cili ka përjashtuar problemet kirurgjikale. 18-vjeçarja nuk është më në kirurgji. Pacientja u dërgua në pavionin e Gjinekologjisë, ekipi i së cilës vendosi për ndërhyrjen kirurgjikale. Pacientja doli jashtë sallës në gjendje të stabilizuar. Ne presim përfundimin zyrtar të autopsisë. Shkak për vdekjen dyshohet mpiksja e gjakut në mushkëri”,- deklaroi Hoxha.
Ketjona Ibrahimi nga qyteti i Grmashit shkoi me këmbët e veta në sallën e operacionit, por fill pas tij ajo ndërroi jetë pas disa komplikacionesh, siç thonë familjarët e saj.
Këta të fundit hodhën akuza të forta mbi mjeken kirurge që e operoi në Elbasan, ndërsa një i afërm i Ketjonës i kontaktuar nga BalkanËeb thotë se ende nuk e kanë marrë vesh nga se vuante kushërira e tij.

Sipas tij, më 8 korrik rreth orës 3 të natës e reja është zgjuar me dhimbje të forta barku, të vjella dhe gjakderdhje. Të alarmuar i janë drejtuar spitalit të Gramshit, por duke qenë se gjendja e të resë paraqitej e rëndë, ajo është dërguar me urgjencë në Elbasan.
“Atje nuk na dhanë shpjegime, i bënë vetëm qetësues dhe analizat, pastaj e futën me urgjencë në operacion. Rreth orës 7 të mëngjesit morëm vesh lajmin e hidhur”,- u shpreh ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY