Tmerri i flakëve rrethon Shqipërinë, ja sa vatra zjarri u hapën brenda...

Tmerri i flakëve rrethon Shqipërinë, ja sa vatra zjarri u hapën brenda disa orëve

114
0
Shares

Zjarret po rrethojnë çdo ditë e më tepër Shqipërinë.
Vetëm një ditë pasi zjarri në Tepelenë u shua, sot në mezditë rinisi sërish.
Përgjatë orëve të fundit ka pasur 3 vatra zjarri në pyje në qarqet Gjirokastër dhe Dibër, njoftojnë Emergjencat Civile.
Specialistët e Emergjencave Civile vijojnë të monitorojnë situatën nga afër në të gjithë vendin. Emergjencat Civile bëjnë thirrje ndaj qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 ose në numrin 0694110198.

QARKU GJIROKASTËR
Vatra e zjarrit e nisur mbrëmjen e djeshme në kurorën e gjelbër të qytetit të Tepelenës është riaktivizuar sërish. Emergjencat Civile kanë nisur një helikopter për shuarjen flakëve nga ajri pasi ndërhyrja nga toka është e vështirë për shkak të terrenit të vështirë.

QARKU DIBËR
Në fshatin Dushaj, Bulqizë vijon zjarri në një masiv pyjor me dru ahu. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë me mjete rrethanore për shkak të terrenit të thyer. Aktualisht është duke u punuar për shuarjen e flakëve edhe pse ato favorizohen nga era. Në fshatin Patin, Klos zjarri ka djegur një sipërfaqe prej 1 hektarësh me shkurre, ferra dhe pisha. Zjarrfikëset kanë ndërhyrë me mjete rrethanore dhe vetëm pas disa orë punë kanë arritur të shuajnë flakët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY