GRABITJA E RINASIT/ Profil ADN-je të dyshuarve, prova kyçe që i duhet...

GRABITJA E RINASIT/ Profil ADN-je të dyshuarve, prova kyçe që i duhet prokurorisë

79
0
Shares

Analiza e AND për 8 të dyshuarit si autorë të grabitjes së blindit në rrugën e Rinasit është veprimi hetimor i radhës që po kryen prokuroria për Krime të Rënda, për të hedhur dritë mbi ngjarjen e 9 shkurtit të këtij viti.
Burime të besuara thanë për BalkanWeb se oficerët e policisë pak ditë më parë zbarkuan në qelitë ku mbahen të dyshuarit e arrestuar, duke iu marrë atyre kampionë nga pështyma, me qëllim ndërtimin e profilit gjenetik të AND-së.
Profilet do të krahasohen me gjurmët e gjetura në vendngjarje, ato në shtëpinë e Admir Muratajt, si dhe në tenxheret ku të dyshuarit futën paratë dhe i groposën në oborret e shtëpive të tyre.
Për këtë arsye, prokuroria ka vendosur zgjasë edhe për tre muaj afatet e hetimit, për të siguruar këtë provë që konsiderohet si kyçe në dosje.
Grabitja e 3.2 milionë dollarëve në blindin e një banke të nivelit të dytë ndodhi në aksin qafë Kashar –Rinas mesditën e 9 shkurtit.
Deri me tani janë arrestuar 8 persona të dyshuar si të përfshirë në ngjarje, ku Admir Cerpja mban statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Në kërkim janë shpallur dhe dy të dyshuar të tjerë, njëri prej të cilëve është Admir Murataj, i konsideruar si kreu i grupit kriminal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY