Shqiptari dështon të përdhunojë maqedonasen në lokal, më pas e grabit familjarisht

Shqiptari dështon të përdhunojë maqedonasen në lokal, më pas e grabit familjarisht

89
0
Shares

Një vajzë nga Maqedonia ka denoncuar një shqiptar se ka tentuar që ta përdhunojë.
Mësohet se B. K., 36 vjeçe, banuese në Prilep, Maqedoni ka denoncuar në polici se ishte duke udhëtuar me vëllanë dhe xhaxhanw nga Durrësi në drejtim të Bllatës, shoqëruar nga B. B., dhe shqiptari i identifikuar prej tyre me inicialet S. N.
Gjatë udhëtimit janë ndalur për të pushuar në një lokal. Kur B. K., ka shkuar në tualetin e lokalit, sipas denoncimit të vajzës, shqiptari S. N., dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.
Më pas, B. K. së bashku me familjarët janë nisur në drejtim të Pikës së Kalimit Bllatë, shoqëruar përsëri nga dy personat e sipërpërmendur.
Në vendin e quajtur ‘Rreth Rrotullimi-Bllatë’ Maqellarë, shqiptari me inicialet S. N., u ka dalë përpara në rrugë dhe u ka marrë shumën prej 100 eurosh. Dyshohet se ai ua ka marrë këtë shumë, si shpërblim për shoqërimin nga Durrësi në Bllatë.
Bazuar në këto deklarime, specialistët e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër kanë nisur punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Vijon puna për identifikimin dhe shoqërimin e personit të denoncuar, pasi gjeneralitetet me të cilat u është prezantuar shqiptarëve nga Maqedonia janë të rreme.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY