Helmimi i vjehrrës nga nusja, flet dhëndrri: Më hodhi hi syve, ja...

Helmimi i vjehrrës nga nusja, flet dhëndrri: Më hodhi hi syve, ja ç’bëri natën e parë të martesës

86
0
Shares

Donald Stafa 20 vjeç, bashkëshorti i Elda Tanushit, është rrëfyer për detajet e martesës së tyre.
Nusja që helmoi vjehrrën, flet burri: Natën e parë të martesës hodhi jod në çarçafë, bënte si e virgjër
“Më tha që ishte e virgjër, por në çarçafë hodhi jod për të më hedhur hi syve. Ajo simulonte dhimbjet e ç’virgjërimit ndërsa të nesërmen gjeta shishen e jodios.
Më vonë mora vesh se ajo kishte të dashur në fshatin e saj të lindjes dhe se i ati nuk e donte atë martesë dhe e martoi kundra dëshirës së saj. Por unë nuk u nxitova ta prish martesën pasi nuk desha të shqetësoj prindërit e mi”- është shprehur ai.
Donaldi thotë se pas ngjarjes së helmimit të nënës nga nusja e tij mori rrugën për t’u kthyer në vatrën familjare për t’u qëndruar pranë prindërve.
Gjithçka mes tij dhe Eldës ka marrë fund pasi ai nuk e fal tentativën e Eldës për të helmuar nënën e tij.
Ai rrëfen për martesën e tij me Eldën si një lidhje të sforcuar që u bë me shkuesi dhe pa u njohur mirë me njëri-tjetrin.
Stafa i ri thotë se nuk arritëm ta duam njëri-tjetrin në këtë martesë të sforcuar.
Ndërsa lidhur me akuzën e bashkëshortes se babai i tij e ka përdhunuar, thotë se këto janë shpifje për të mbuluar aktin e helmimit të nënës së tij si dhe për të krijuar mundësinë për t’u larguar nga shtëpia jonë.
“Këtë do ta vërtetojnë analizat mjekësore”, shton ai.
Martesa e saj u imponua nga i ati i Eldës thotë Donald dhe nuk ka kuptim të vazhdojë më tej pas gjithë kësaj që ndodhi.
“Kishim 8 muaj lidhje gjithsej, 3 muaj fejesë e 5 martesë. Madje kohët e fundit unë kam qenë në Greqi”, thotë Donald Stafa.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY